“O nalu bre” – Spahiu godet tavolinën dhe nervozohet me Hysenin e PSD-së (VIDEO)

Zgjim Hyseni i PSD-së e ka nervozuar ‘keq’ në një moment debati analistin politik, Nexhmedin Spahiun i cili ishte duke folur për një draft-propozim ndërkombëtar si zgjidhje të tensioneve të fundit në katër komunat e veriut.

“Po më doket e kanë pru.”, ndërhyri shkurt Hyseni, duke aluduar për draft-propozimin.

“O nalu bre! Nalmu.”, ishte reagimi i Spahiut, i cili e godet edhe tavolinën e studios së Politikos.

“Ndërmjetësuesit ndërkombëtar duhet ta sjellin një draft-propozim..Po nalu bre! Nalmu. E ai propozim, ka me u bazu në gjendjen në terren. Ngritja e flamurit të Kosovës në veri e sjell që propozimi ndërkombëtar me qenë më afër propozimit të Kosovës sesa të Serbisë. Nuk po luftojnë vetëm policët për me mbrojtë. Po luftojnë edhe gazetarët që po e rrezikojnë jetën e tyre”, u shpreh tutje Spahiu.