Kosovës i vendosen këto tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse ka dështim për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter.