Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin, ka thënë se është urgjencë de-eskalimi i situatës në veri.
Para mediave, diskutimin me Kurtin ai e ka cilësuar të mirë dhe produktiv.
Ai ka thënë se me Kurtin kanë biseduar edhe për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.