Deputetja Adriana Matoshi ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në formularin për deklarimin e pasurisë, figuron se Matoshi s’ka asnjë cent në bankë, por as borxhe, raporton Express.
Tek pasuritë e paluajtshme, Matoshi ka deklaruar shtëpinë e prindit të saj.
Shtëpia ka sipërfaqe 66 metra katrorë dhe është nga viti 1957. Vlera e kësaj shtëpie, sipas saj, është 400 mijë euro.
Si pasuri të luajtshme, Matoshi ka deklaruar veturën e prindit në vlerë 3 mijë euro.
Matoshi s’ka asnjë centë në bankë, por s’ka deklaruar as ndonjë borxh.
Të hyrat vjetore të Matoshit sillen rreth 20 mijë euro. Gati 16 mijë euro ka thënë se i merr si pagë nga Kuvendi, 1 mijë kompenzim nga produksioni i serialit dhe 2 mijë e 513 nga lokali.
Ndërkohë, të hyrat e prindit të saj sillen rreth 7 mijë euro, të cilat i merr nga lokali i shtëpisë dhe lokalit./Express