Lali Euro, këngëtarë, të ftuar, gjithë ajo zhurmë për çfarë? Për pak “show” dhe fushatë duke mashtruar edhe një herë një publik të tërë. Nëse nuk e keni kuptuar akoma po flasim për dasmën “magjike” të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Finalen e “BBV” mund të jetë bërë gjithçka vetëm celebrim i çiftit nga Lali Euro jo.
“Iconstyle” ka zbuluar dokumentin e kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, ku qartësisht në të dhënat e tij gjendja civile rezulton “beqare”.
Edhe më parë u aludua se dyshja nuk rezultojnë të martuar zyrtarisht, çifti “Ejlli” u sigurua ta përgënjeshtronte këtë lajm.
Sikur të mos mjaftonte vetëm disa ditë më parë Luizi dhe Rama, në podkastin e këtij të fundit bënë ironi në lidhje me lajmet që qarkullonin, ku fituesi i “BBV” u shpreh: “Është reale, më vjen keq që nuk ishe i ftuar dhe ti.”
Dokumenti që ka siguruar ky medium e vërteton edhe një herë e zeza mbi të bardhë që Luizi dhe Kiara nuk janë të martuar.