A është Vjosa Osmani pjesë e politikave të Albin Kurtit? Kështu përgjigjet ambasadori Hovenier

I pyetur nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e politikave qeveritare, nëse Kurti dhe Osmani punojnë si ekip, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.

Megjithatë, Hovenier ka përmendur se Osmani e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”.