Një ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, firmosi një urdhër për të vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë forcat ushtarake dhe i urdhëroi ato të zhvendosen menjëherë në drejtim të kufirit me Kosovën, sot është parë edhe helikopteri i ushtrisë serbe duke fluturuar afër pikës kufitare në Jarinje.
IndeksOnline ka siguruar video të helikopterit i cili vëzhgonte pikën kufitare me Kosovën.
Dje ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç tha se ngjarjet në veriun e Kosovës, ku siç tha qeveria po merr kontrollin e ndërtesave të qeverisjes lokale, nuk janë një lojë, por se po kërcënohet siguria e të gjithëve në rajon.
Rikujtojmë se edhe sot gjatë gjithë ditës u zhvilluan protestat e serbeve në komunat veriore për të kundërshtuar ndërhyrjen e policisë së Kosovës në objekt komunale.