Ramush Haradinaj thirrje Albin Kurtit: Mos ndërmerr asnjë veprim pa koordinim me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim po i përcjellë zhvillimet në veri të vendit, derisa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që mos të ndërmarrë asnjë veprim pa konsultim me aleatët.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Haradinajt, sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!

“Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike”, shtoi ai.