Analisti Dardan Gashi ka thënë se prezenca e KFOR-it sot në veri nuk ka qenë për t֝ ndihmuar Policinë e Kosovës.
“Por ka qenë me e qitë prej loje Qeverinë Kurti dhe Policinë e Kosovës në veri”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi është shprehur se po dëshmohet s epa KFOR-in nuk ka siguri në veri të vendit.
“Këto fitoret e vogla folklorike që i ka bërë (Kurti) edhe më herët në shtator janë shkrirë brenda natës sepse ka mbetë aty problemi nuk është zgjidhë, kjo është ende më serioze se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Gashi në “Debat Plus“.