Tenisti serb Novak Ghokoviq ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në meçin e parë të Grand Slamit “French Open”.
Gjokoviqi në raundin e parë, triumfoi kundër Aleksandar Kovaçeviqit 3:9 (6:3, 6:2, 7:6) në sete.
Pas meçit, Gjokoviq e mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.
Kjo nuk është hera e parë që Gjokoviq përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb.