Konspiracionisti nga Kosova Arianit Sllmaniku është përballur me gazetarët nga Shqipëria në një emision televiziv rreth disa ideve të tij konspiracioniste.
Ai tha se askush s’ka qenë në hapësirë dhe pas reagimeve të gazetarëve në studio kërkoi “nivel më serioz” të diskutimit.
“As unë as ti as askush s’ka qenë në hapësirë. Ju i besoni teorisë që presidenti Richard Nixon ka biseduar në telefon me tela me astronautin Nill Armstrong që ka zbritur në hënë? Kësaj i besoni? Niveli të jetë pak më serioz”.
“Ti s’po e respekton asnjë parim bazë të fizikës”, ishte përgjigjja e moderatorit të emisionit. “Mbi të gjitha ajo që po të kërkoj është një argument i logjikshëm. Është domosdoshmëri logjika”, vazhdoi ai.
Por, prapë plasi edhe një mospajtim mes tyre.
“Një të dhënë logjike, sipas jush. Në vitin 1936, NASA e ka saktësuar se Toka e ka lakorën sferike. Shikoni faqen zyrtare të NASA-s, pastaj diskutoni”, tha Sllamniku.
Por, këtu gazetarët në studio e kundërshtuan, duke i thënë se herën tjetër do ta ftojnë në studio, por me “fakte më saktë”.
“Ti po gënjen. NASA është themeluar në 58-ën, ti thua më 36-ën”.