Ditën e djeshme, disa grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e zgjedhur të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre dhe filluar procesin e punës.
Përveç reagimeve të shumta nga ndërkombëtarët dhe vendorët, ka reaguar edhe aktori i njohur, Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook.
Aktori ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i plotëson premtimet e fushatës që në çdo pjesë të vend të sundoi rendi dhe ligji.
Ai tha se standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë.