“Brenda ka qenë djali me nusen…”, flet Naim Abazi pasi iu dogj banesa në Prishtinë

Një pjesë e banesës së këngëtarëve, Naim Abazi dhe Mihrije Braha është djegur gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri këngëtari Naim Abazi, i cili ka bërë të ditur se po dyshohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkaqe të rrymës, saktësisht një kablloje.

Abazi tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrija nuk kanë qenë në shtëpi, por djali i tij së bashku me nusen, në momentet kur ka ndodhur rasti kanë qenë aty.

Këngëtari kosovar gjithashtu tha se dëmi është vetëm material, dhe se lëndime nuk ka pësuar askush.

“Po rasti ka ndodhur sot.

Kemi shpëtu, ka qenë një dëm i vogël.

Unë e Mihrija nuk kemi qëllu aty, pasi jemi në një emision në Shqipëri, por veç Platori me nusen e tij, Tringën.

Po dyshohet se e gjitha ka ndodhur për shkak të rrymës, një kablloje”, tha Abazi për Reporteri.