Në emisionin Pressing të T7 ka pasur debat të vazhdueshëm në mes penalistëve.
Gjatë këtij debati, gazetari, Ilir Mirena, ka thënë se “në të kaluarën Vetëvendosja ka pasur retorikë të cilëm e kanë interpretur në mënyrë fasionante”.
“Edhe rrenat i keni tha në mënyrë briliante”, tha Mirena.
Por Ramabaja ia ktheu se “kjo është pikëpamja e tij”.
“Unë nuk e kam mohuar asnjëherë që jam anëtar në VV”, ka thënë tutje Ramabaja.
Gjatë këtij debati është diskutuar për deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, rreth Asociacionit.
Syla gjatë emisionit e ka përsëritur se “Kurti e ka pranuar Asociacionin” dhe që sipas tij tash “pushteti përmes atyre që i dërgon në studio po manipulon”.