Gazetari Valon Syla i sheh lëvizjet e fundit në skenën politike janë indikacion i parapërgatitjes të zgjedhjeve të jashtëzakonshme kombëtare në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Në emisionin Pressing në T7 Syla tha se kjo ka edhe aspektin e përfitimit elektoral nga VV’ja që me parulla patetike nacionaliste do të vazhdonte mandatin për vite të tjera dhe do të themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që ua ka premtuar ndërmjetësve.
Si shembull deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani që të dërgojnë në këto përfundime. “Po vjen era zgjedhje. Moti nuk kanë hongër pasul me hoxhën”, tha Syla fillimisht duke i tallur pastaj shtoi se motiv kryesor është mbajtja e premtimit të marrëveshjes së Ohrit.
“Një prej motiveve kryesore është se institucionet në veri nuk janë të formuara si duhet dhe për ta kthyer Listën Serbe duhet zgjedhje të reja. Albini po shukatet por Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca po thonë më shumë. Këta po thirren në gjuhë diplomatike dhe tone patetike nacionaliste se në mënyrë ligjore nuk mund të hyjnë serbët në institucione në veri na një palë zgjedhje. Këtu po vjen era se kjo qeveri, që nuk njihet për asnjë punë, tani po kërkon ta kryejë Asociacionin në kombinim me parti tjera dhe Listën Serbe”, përfundoi.