Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.
Kryeministri Kurti shtoi se posti që mban Fanaj sot është i pari për një person nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.
Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Fanaj ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.
“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letëR, njofton Zyra e Kryeministrit.
Në këtë letër kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm.