Mbi 70 dënime e me dhjetëra mijëra euro gjoba të shqiptuara nuk e ndalin të riun Driton Berisha, që të mos i thejë rregullat e trafikut.
Ai në emisionin e RTV Dukagjinit “Rreth e Rrotull”, ka thënë se patentë shoferi i është konfiskuar që nga viti 2018 dhe prej asaj kohe ai vozit pa të.
Berisha tha se pritet që në vitin 2036 ta marrë patentë shoferin.
“Kam dëshirë të madhe të vozis. Patentë shoferin e kam të konfiskuar prej vitit 2018, vetëm tre muaj e kam gëzuar lejen. Pastaj nuk kam pasur më leje”, ka thënë ai.
“Voziti me një dorë, me dorën tjetër e mbaj telefonin. Mbi 70 dënime i kam, me vlera janë të mëdha, janë 12 apo 13 mijë euro. Sa herë më ndalin më dënojnë 300 euro”, ka vijuar ai.
Berisha ka thënë se nuk i frikësohet dënimeve të policisë dhe se pa marrë parasysh dënimeve, ai nuk do të ndalet.