Kohëve të fundit këtë vend e kanë bërë të njohur edhe frutat e pyllit që rriten aty e të cilat po eksportohen jashtë Shqipërisë.
Duke nisur në Itali, Holandë, Gjermani e deri në Amerikë.
Boronica atje tashmë po quhet ‘frut i magjisë’
“Boronica e Tropojës kërkohet nga e gjithë bota.
Boronica e Tropojës shkon deri në Amerikë.
Ajo përveç se e thatë përdoret edhe e freskët për industrinë për lëngje të ndryshme në Itali, Hollandë, dhe Gjermani”, thotë Ardian Citozi për TCH.
Banorët e Tropojës thonë se janë me fat që 1 mije e 100 ha tokë i kanë me frutin e magjisë.