Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu, thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka dhënë Asociacionin falë dhe në këmbim të asgjëje.
Sipas Spahiut, një veprim i tillë konsiderohet si tradhti kombëtare ndaj interesave të Kosovës.
“Por është një dallim shumë i madh, Isa Mustafa e ka dhënë Asociacionin për asgjë fare, e ka dhënë falë, në këmbim të asgjëje. Prandaj, kjo vetvetiu përbën tradhti kombëtare, përbën një gafë të madh, një dëmtim të madh të interesave kombëtare të Kosovës. Nëse Asociacioni jepet në këmbim të diçkaje, në këmbim të njohjes, atëherë mund të themi që ne e blejmë njohjen lirë apo shtrenjtë, varësisht nga kompetencat e Asociacionit. Por, nuk mund të themi që e kemi dhënë kot’’, deklaroi Spahiu në emisionin “Infonata’’ në Tëvë1.
Më tej, Spahiu ka thënë që thelbësore duhet të jetë mos futja e Asociacionit në fuqi para se të ndodhë njohja nga Serbia.
“Ne e kemi pranuar planin franko-gjerman dhe tani duhet insistuar që ai të zbatohet“, ka theksuar Spahiu.