Fjolla Morina krenohet veç pse në muzikë e kishte 5-sshe, por shiqojani notat tjera

Ky shkrim po bëhet vetëm pse lidhet me suksesin e saj në shkollë fillore. Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina e cila ka publikuar fotografitë e librezës së shkollës fillore, saktësisht të klasës së pestë, shkruan Albanian Education.

Në fotografi shihet se Fjolla i ka pasur shumicën e notave dysha, përpos në muzikë e kishte notën pesë.

Ajo sikur dëshiron të krenohet me notën 5-sshe në muzikë, për faktin se ka publikuar disa këngë.

Megjithatë duhet kujtuar se shumica e nxënësve në shkollë fillore në lëndët muzikë, edukatë fizikë e art kanë pasur notën 5-sshe.