Tashmë kryefjala në median rozë në vend është prishja e miqësisë mes reperëve Stresi dhe Noizy.
Shumë e cilësuan si gënjeshtër e të tjerë si marketing, pasi dyshja sapo ka mbyllur dhe xhirimet e këngës së përbashkët.
Mirëpo duket se çdo gjë është e vërtetë dhe sapo e konfirmoi vetë Stresi.
Reperi u telefonua nga Cllevio, i cili ishte në video live në “Tik Tok”. Shumë i qetë, Cllevio pyet Stresin se nëse fjalët që kishte dëgjuar janë të vërteta. E Stresi e pohoi me gojën e tij, madje dukej edhe i prekur.
“Është e vërtetë. Nuk du me pa me sy asnjërën palë”- thotë Stresi.
“As ne, po disse mos na bëj. Se u bëra me atë unë dhe të bëjmë ty”- i thotë Cllevio i cili mezi mban të qeshurën.