Përveç se disenjoi emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Asllani disenjoi edhe logon e fondit “Vendlindja thërret” dhe gjithashtu krijoi njërën nga panot më të famshme shqiptare, shkruan GazetaDemos.
Asllani në emosionin n’Demos ka treguar se pas logos së UÇK-së dhe rënies heroike të familjes Jashari, u krijua nevoja që të krijoheshin pllakata promovuese për fondin “Vendlindja thërret”. Atëherë, Asllani kishte marrë fotografi nga shokët e tij, që në to ishin shkrepur luftëtarët e UÇK-së të asaj kohe, vitit ’98, dhe disa fotografi të Hamzës e Ademit kur ishin gjallë.
Me mbledhjen e këtyre fotografive, Asllani krijon edhe panon e famshme që sot është njëra ndër fotografit më të famshme shqiptare.
Bëhet fjalë për këtë:
Përfundi kësaj panoje ishte shkruar “Atdheu në rrezik, vendlindja thërret”, me porosinë që saherë që është atdheu duhej të jepej kontributi në fondin “Vendlindja thërret”, sepse vetëm kështu i ndihmohej atdheut.
E ky slogan kaq domethënës e ka një prejardhje. Asllani në emisioni n’Demos ka treguar se ky slogan lindi nga një komunikatë e UÇK-së.
“Ky slogan vjen nga një komunikatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në atë kohë nuk mund të dilte legalisht se ishte pronare e fondit “Vendlindja thërret”. Ne thonim se Lëvizja Popullore e Kosovës e ka themeluar këtë fond, por nuk mund të thonim se ky është fondi i UÇK-së, sepse në Perëndim do të mbyllej nësë do ta thenksonim këtë gjë”, u shpreh Asllani.
E një mjeshtëri dhe një zgjuarsi të madhe të ushtarëve të UÇK-së e tregon fakti se si ata kishin arritur t’i bënin diasporës thirrje për ndihmë me një fjalë detyrimisht të koduar.
“Për t’i ikur këtij varianti, atëherë në një nga komunikatat e UÇK-së, për t’ju bërë thirrje bashkëatdhetarëve që të kontribojnë në fondin “Vendlindja thërret” është gjetur mjeshtrisht një gjuhë e cila duke lënë të rrjedh një fjali u është drejtuar bashkëatdhetarëve për ndihmë. “Atdheu në rrezik, vendlindja thërret”, ndodhej brenda asaj komunikate, dhe pikërisht këtë e kemi marrë dhe e kemi vendosur në atë pano dhe është shpërndarë më qindra mijëra kopje gjithandej botës”, tha n’Demos disenjuesi i emblemës.
Përkundër përpjekjeve për t’i ndihmuar vendit, prap se prap u tha se ky fond ishte keqpërdorur nga antarët e tij. Por këto pretendime për Adnan Asllanin janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë aspak. Sipas tij, kryetari i këtij fondi i cili ishte Jashar Salihu ka qenë një burrë tejet shumë i thjeshtë dhe se gjatë tërë jetës së tij, e kishte parë vetëm me një palë rroba. Asllani gjithashtu si kundër-argument për këto pretendime tregoi edhe veprimtarin atdhedashëse të Jashar Salihut.
“Jashar Salihu ka qenë një burrë nga Gjakova, një veprimtar i jashtëzakonshëm, i thjesht sa s’ka më, e i zoti që të kryej punë të mëdha. Ka qenë kryetar i fondit “Vendlindja thërret”, por me sa e mbaj në mend ai ka pasur vetëm një palë rroba. Gjatë tërë kohës unë e mbaj në mend vetëm me ato. Ka qenë një pallto me ngjyrë të kaltërt, me vija paksa më të qelta. Ai ka qenë shumë i thjesht, atë nuk ke mundur ta takosh në asnjë restorant, ashtu si shumicen prej nesh. Ai ushqimin e ka blerë në shitoret më të lira, është ushqyer dhe parat e kursyera i ka dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”. Sot e kësaj dite, Kosova ia ka borxh një monografi, sepse është thënë shumë pak për Jashar Salihun. Ai është ai që ka koordinuar gazetarët e perendimit që të vijnë në Kosovë, ka mbajtur komunikim me të gjitha mjetet e komunikimit meqenëse ai ka qenë edhe profesor i gjuhes angleze, ka ditur të komunikoj në anglisht. Jashari, gazetarin e BBC, i cili ka bërë xhirimet në Prekaz gjatë sulmit kundër familjes Jashari, ka ardhur përmes Jashar Salihut, dhe shumë gazetarë të tjërë që kanë bërë intervistë me Fehmi Lladrovcin e shumë ushtarë tjerë kanë ardhur përmes Jashar Salihut”, tha Asllani n’Demos.
Kjo është videoja e heroit Fehmi Lladrovci e cila falë Jashar Salihut dhe falë gazetarit të BBC u jetësua përherë e mot: