“Arbër dhe Zhaklin, ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa, vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa“, ishte kjo deklarata e Arbanës pak ditë më parë referuar Balina Bodinakut, që shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.
Lidhur me këto fjalë të Arbanës reagoi dhe Balina nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Në lidhje me komentin e Arbanës nuk e kam marrë seriozisht sepse ka qenë vet Arbana ajo që më ka ftuar që të jem sërish pjesë e BBV si opinioniste. Pra, në rrethana të tjera mbrëmë do të më kishte patur në studio. Kështu që merreni shtruar”, tha Balina.
Mirëpo sot, Balina ka bërë një tjetër reagim për deklaratën e Arbanës teksa ishte e ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio.
“Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.
A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens.:- tha Bodinaku, duke i mëshuar sërish faktit se nuk e kupton fjalë “fanse” të përdorur dhe pse moderatorja e programit ka zgjedhur ta thotë.