Opinionisti Halil Matoshi kritikoi kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani por shtoi se janë të dyja palët që kanë synim të ikin obligimeve e ta shtyjnë procesin.
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ku po diskutohet për Asociacionin, publicisti i njohur Halil Matoshi ka kritikuar qendrimet e krerëve të shtetit, presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Matoshi ka thënë se me një ekip prej 3-4 vetave, deri në mëngjes atë draft e bi në frymën e kushtetueses. Për këtë deklaratë analisti Krenar Shala i ka thënë Matoshit që “bëjë ti draftin dhe unë ia dergoj Kryeministrit Kurti”.
“Kryeministri Kurti nuk është i sinqertë, nuk po don me hy në pazare, sepse po e din që pazari bëhet ndryshe dhe tjetër kund. Pazari bëhet në Washington”, deklaroi Matoshi. Matoshi tutje tha se palët po dojnë me iu ikë obligimeve, po dojnë me shty procesin.
Shala ka thënë se Kryeministri Kurti ndodhet në presion nga nderkombëtarër. Kjo deklaratë e Shalës bëri që Matoshi të rikujtojë deklaratën e Kurtit që sipas tij ka thënë që nuk njeh presionin.