Kongresi i partive popullore evropiane ka votuar një rez.olutë në mbështetje të Iiberalizimit të vizave për Kosovën.
Në njoftimin e kryetarit të LDK-së Lumir Adixhikut, që është pjesë e partive popullore thuhet se kjo u bë me sponzorizim të partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer.
“Në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Ka.rl Neha.mmer, u votua rezoluta në mbështetje të Iiberalizimit të vizave të Kosovës.
Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar” Ka shkruar Abdixhiku. I pari i LDK-së ka falënderuar ÖVP-në për sponsorizimin e kësaj re.zolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën.