Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” solli historinë e veçantë të Elisonjës. Vetëm para pak muajsh, ajo është bërë nënë e një djali. Por, teksa ishte duke përjetuar këtë lumturi dhe gëzim, ajo merr vesh se prindërit që e kishin rritur, nuk ishin prindërit e saj biologjikë.
E shokuar nga kjo e vërtetë, Elisonja do të dijë gjithçka, kush është ajo, cila është historia e jetës së saj dhe kush është nëna e saj biologjike. Ajo dëshiron të njihet dhe të takojë për herë të parë nënën që e solli në jetë, prandaj i është drejtuar edhe emisionit për të kërkuar ndihmën e tyre.