“Po e bëj për atdheun tim”, rivali i Erdogan tërhiqet nga gara 3 ditë para zgjedhjeve presidenciale

“Po e bëj për atdheun tim”, rivali i Erdogan tërhiqet nga gara 3 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Muharrem Ince, rivali i Rexhep Taip Erdogan për garën presideniale të 14 majit, ëhstë tërhequr nga gara 3 ditë para zgjedhjeve.

Mediat turke raportojnë se kjo ishte nxitje rivalin tjetër të Erdogan në garën presidenciale, kemal Kilicdaroglu.

Sondazhet treguan se Ince ishte pas një të treti të largët dhe disa figura të opozitës kishin frikë se ai do të ndante votën kundër Erdoganit.

“Unë po tërhiqem nga kjo garë. Unë po e bëj këtë për vendin tim”, tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara.

Ince, i cili kishte numër të ulët të votimeve, u tërhoq mes asaj që ai e karakterizoi si një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

“Nuk dua të më fajësojnë mua kur humbasin”, tha ai duke iu referuar opozitës kryesore.

Partia e tij “Atdheu” do të mbetet në garën parlamentare. “I bëj thirrje secilës familje t’i japë “Partisë Atdheu” të paktën një votë,” tha ai.