Bleona Qerreti largohet nga intervista pas pyetjes që e ‘bllokoi’ para mikrofonit

Tri net me pare u shfaq në kryeqytet pre-premiera e filmit të parë nga aktori Bes Kallaku, “Falco” një komedi ku pjesë e kastit ka qenë edhe këngëtarja e njohur Bleona Qereti.

E karakterizuar nga shkëlqimi, plot finesë Bleona parakaloi në tapetin e gjelbërt në pre-premierën e “Falco”.

Gazetari i “ThumbON” në RTV Ora, Ronaldo Sharka i është afruar dhe e ka pyetur Bleonën lidhur me vezët e ngrira, deklaratë të cilën këngëtarja e bëri publike pak kohë më parë. Ajo ngriu vezët për t’i vendosur në përdorim në momentin që do të vendosë të bëhet nënë.

Bleona, e vendosur në siklet nga pyetja largohet duke thënë se nëse ka të reja do t’a mësojmë së shpejti.