Edhe pse muaji shkurt nuk konsiderohet si sezoni i dasmave, kërkesa për to, sipas agjencive është e pazakontë. Që pas pandemisë, bumi i kërkesës për organizimin e dasmave nisi nga vjeshta e vitit të kaluar.
XhuIi thotë se femra mund të flejë me mashkuIIin pa thënë se është në Iidhje
Në periudhën e pandemisë, për shkak të mbylljes 3-mujore të ekonomisë dhe vazhdimit të kufizimit të lëvizjeve deri në 2021, ndër sektorët më të prekur ishte edhe ai i eventeve.
Kompanitë kryesore në kryeqytet pohojnë se rritja e kërkesës për organizim dasmash është ndikuar nga pandemia.
Drejtuesi i kompanisë së eventeve “Geraldina Sposa”, Armand Peza, tha për “Monitor” se kërkesa është shtuar nga pandemia, pasi shumë çifte shtynë në kohë organizmin e ceremonisë martesore. Peza parashikon që në vitin 2024, kërkesa të tejkalojë nivelin e 2019-s, për shkak të prenotimeve të shumta.
“Këtë fillimviti ka pasur një bum kërkese për organizim dashmash, tendencë që nisi që vjeshtën e vitit të kaluar. Kërkesa është shtuar nga dasmat e vonuara, pra dasmat që nuk u zhvilluan në vitin 2020 për shkak të kufizimeve në periudhën e pandemisë.
Aktualisht kërkesa krahasuar me 2019 është në nivele optimale. Parashikojmë që periudhën para krizës pandemike ta tejkalojmë në 2024.
Tendenca rritëse vihet re nga prenotimet që po ndodhin një vit para. Kemi pasur raste prenotimesh që në muajin shkurt për dasma që pritet të mbahen në 2024”, pohon ai.
Peza thekson se shumat e shpenzuara për dekore të shqiptarëve nisin nga 2,500 euro deri në 250,000 euro.
Rritje të lartë të kërkesës për organizim dasmash pohojnë edhe kompanitë më të vogla.
Klea Kolbuçaj nga “Ester Event” pohoi se vijon edhe këtë vit të ketë dyndje dasmash. Sipas saj, rritja e kërkesës nisi që në muajin dhjetor 2022 për shkak të mungesës së ambienteve të lira, të cilat rezultonin të ishin të prenotuara deri në tetor 2023. Në dhjetor, kërkesa më e lartë për dasma kryesohej nga emigrantët.
Rikuperimi i lartë i sektorit të eventeve dhe dasmave pas pandemisë ka shtuar edhe tregtimin e luleve. Sipas të dhënave të doganave në vitin 2022 janë importuar 6,3 mln copë lule të freskëta për buqeta. Krahasuar me 2021, importet u rritën 20% më shumë. Në raport me 2019-n, importet e luleve të freskëta (në copë) u shtuan 40%.
Pavarësisht buxheteve që shqiptarët shpenzojnë për organizimin e dasmave, në vitet e fundit është rritur tendenca e zbukurimeve me lule natyrale të shtrenjta. Importet e luleve natyrale në vlerë sipas të dhënave të Doganave janë rritur 6% në 2022 krahasuar me vitin paraardhës. Në raport me periudhën para pandemisë 2019 rritja është 52%.
Sipas Pezës, shuma më të mëdha të shpenzuara deri tani në sektorin e eventeve, vetëm për lulet që kanë shërbyer për dekor dasme, arrijnë në vlerën e 90,000 eurove. Ndërsa vlera e buqetës së nuses varion nga vlerat 6,000 deri në 12,000 lekë. /MONITOR