Lebit Murtishi
Albin ik!
Reaksioni antishqiptar dhe antinjerëzor ka zaptuar cep më cep qiellin e murrmë të Kosovës. Janë bërë tok për faqe të zezë, i shituri e i bleri, i verbëri e gjysëm i verbëri, i dituri e injoranti, janë bërë një ata që bëhen, jo vetëm një por edhe gjysma vetëm Albini të mos jetë, jo kryeministër, por të mos jetë fare mbi dhe.
E rrjepën e bënë lëmë Kosovën për 20 vjetë rrafsh, tash janë bashkuar kundër Albinit, kundër progresit. Nuk foli kot Milazimi, babai i Memlit, ja rezultati, Albini duhet ta lërë pushtetin se është i , huaj,” për Milazimet. Por Milazimet nuk kanë guxim ta thonë të gjithë, fjalën e madhe e thonë të medhenjtë.
Dhe ata flasin orë e çast, kërcënojnë orë e çast, jo kundër gjyqeve speciale, jo kundër shitjes së Kosovës, atë urdhërojnë ta bëjë Albini, por ata çirren si të paguar kundër Albinit.
Ata e dinë çfarë i kanë bërë Kosovës, tani u duhet një kokë turku, dhe atë kokë e pikasi, kush tjetër pos Milazimit dhe milazimeve që kërcënojnë pa fije cipe, se do ta nxjerrin me forcë nga zyra, që do të thotë se milazimet po kërkojnë gjakun e Albinit…e kush e kërkon këtë haraç, dhe pse tani kërkojnë haraçin mësuesit e milazimeve, atë e dinë veç milazimet. Unë mund të them vetëm: Albin ik!…”