Shqipëria u mposht nga Izraeli mbrëmjen e djeshme, pasi kuqezinjtë në “Air Albania” humbën me shifrat 1-2.
Një humbje që nuk ka lënë shije të mirë te tifozët, të cilët në këtë takim bërë një koreografi spektakolare në mbështetje të kuqezinjve.
Koreografia e përgatitur nga tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”, ishte një banderolë gjigande e cila u shpalos pas portë në momentin që këndohej himni kombëtarë.
Në banderolë gjendej personazhi i famshëm i filmave të animuar të Simpson, i cili njihet për parashikimet e vërteta, ndërsa në të shkruhej “United States of Albania”.
Një banderolë që nuk ka kaluar asesi pa u vënë re nga mediat serbe, të cilat nuk kanë nguruar ta quajnë skandaloze këtë koreografi.
Nga Kurir dhe Telegraf theksohet se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur mediet serbe ankohen dhe kërkojnë vëmendje nga ajo që ndodh në stadium kur luan Shqipëria, ndërsa pretendojnë tashmë që UEFA të marrë masa pas një koreografie të tillë.