Sonte (e hënë) po mbahet Post Big Brother VIP Kosova.
Shumë prej konkurrentëve të këtij edicioni, përfshirë katër prej finalistëve janë prezent për të diskutuar për ngjarjet dhe dinamikat e zhvilluara për 103 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në vend.
Megjithatë, konkurrenti i cili rezultoi i dyti në finalen e madhe, humoristi Vedat Bajrami, nuk po merr pjesë në këtë diskutim.
Stresi dhe Xhuli bashkë me banorët e eliminuar në Post Big Brother VIP Kosova (Foto: Klan Kosova/YouTube)
Prezantuesja e Post Big Brother VIP Kosova, Elita Rudi, lajmëroi shikuesit se Vedati e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e spektaklit.
Mesa duket, Vedati ka ngelur hatërmbetur pas mbarimit të finales, pasii njëjti ishte i vetmi që nuk u prononcua për media, kur ‘Prive’ intervistoi finalistët pas mbarimit të finales së madhe.
Fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova u shpall reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/