Sa shumë do të zgjasë Big Brother VIP! E zbulon vetë Lori Hoxha….

Banorët e Big Brother Albania duket se do të vazhdojnë të qëndrojnë gjatë në shtëpi. Ndjekësit janë tepër kuriozë për të ditur datën e finales së këtij spektakli.

Më herët u aludua se finalja do të ishte më 16 maj. Së fundmi trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka publikuar në Instastory një bisedë me moderatoren e programit, Arbana Osmani, ku i shkruan asaj se edhe 3 muaj mbaron.

Nuk dihet nëse kjo ishte një shaka mes Lori Hoxhës dhe Arbanës, apo ky format do të zgjasë edhe muaj të tjerë.