Videoja në TikTok me mbi 300 km/h, ѕhoqërohet në рolici Alekѕ Viѕha! Ѕekueѕtrohet “Ferrari”

Policia e Tiranës ka mundur që të identifikojë personin që lëvizi me mbi 300 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit. Uniformat blu kanë njoftuar se kanë shoqëruar Alekѕ Viѕhën dhe kanë sekuestruar makinën me të cilën është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Bëhet fjalë për një makinë tip “Ferrari”. Pasi lëvizi me një shpejtësi të lartë brenda në tunel, Visha postoi një video në rrjete sociale. Për shkak të shpejtësisë së lartë në një moment, “Ferrari” për pak u përplas me një mjet tjetër që po qarkullonte në tunel.

“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin Alekѕ Viѕha, të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat”, njoftoi policia.

Ndaj Vishës është vendosur një gjobë prej 100 000 lekësh. Ndërkohë, në momentin e shoqërimit ai ka bërë një video tjetër të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale ku shfaqet i relaksuar ndërsa përpara dhe mbrapa ka policë.

(Videoja më lart, momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset vertikalisht në mur)

Kjo n gjarje u regjistrua pak ditë pas aksѕidentit traаgjik në rrethrrotullimin e TEG-ut ku humbën jetën 20-vjeçari Klevis Ruçaj, 23-vjecarja Sikela Përroj dhe 22-vjeçarja Erisilda Abedini. Ekspertët kanë vlerësuar se dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë ishte shpejtësia tejet e lartëѕ e automjetit.

Shoferi 20-vjeçar humbi kontrollin e makinës. Si pasojë ai goditi një barrierë, më pas gardielën mbrojtëse, fluturoi mbi autostradë dhe u përplas në fund vertikalisht me barrierën tjetër ndarëse. Kleviѕ Ruçaj ishte i apasionuar pas shpejtësisë dhe këtë e ndante edhe në postimet e tij në rrjetet sociale.

“Ferrari” me 305 km/h në tunelin e Kalimashit

Në fakt nuk janë të pakta rastet ku të apasionuar pas makinave shpërndajnë në rrjetet sociale, kryesisht TikTok, video duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. Kjo ka bërë që edhe policia të monitorojë rrjetet sociale dhe të evidentojë shkeljet. Kjo u pranua më 13 Mars edhe nga drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

“Janë të shumta rastet pasi bëhen publik në rrjetet sociale, punonjësit tanë, sipas strukturave vendore ku i përket shkelja e konstatuar në rrjetet sociale, bën identifikimin e mjetit, personit dhe ndëshkojmë, Pothuajse përditë kemi ndëshkime të tilla të cilat i dokumentojmë nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha ai.

I pyetur nëse rrjetet sociale përbëjnë provë për policinë, Qato pohoi se po.

“Po përbën provë. Marrim masa dhe realisht në mënyrë të përditshme ne kemi konstatime të tilla dhe ndëshkime ndaj drejtuesve të mjeteve”, tha Qato./tvklan.al