Gazetari gjerman, Michael Martens, duke iu referuar burimeve, sot ka potencuar se Kosova këtë vit ka në plan të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në BE. “Burime që e njohin mirë këtë çështje: Kosova planifikon të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në BE edhe këtë vit. Logjika duket se është kështu: Nëse Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia po e bëjnë këtë, pse jo edhe Kosova?”, ka shkruar ai në Twitter.
Martens, siç u raportua, duke iu referuar burimeve, kishte treguar edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ndryshe, para 3 muajsh, Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë dhënë televizionit zviceran, Blick, ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se shpreson që po këtë vit edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur deri me tani Kosovën të ndryshojnë qëndrim./21Media