Djali i Sami Lushtakut dhe njëkohësisht deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar me a shpërsi zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Durmishi në një emision televiziv tha se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.
I mënjehershëm ka qenë reagimi i Mërgim Lushtakut nëpermjet rrjetit social Facebook, drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë “Albin, lidhi z agarët’.
Ai shtoi se do ta p adisë Durmishin, sipas tij, për sh pifjet që i ka bërë duke e përmendur Sami Lushtakun.
“Ditëve të fundit ka sh përthyer afera në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky supërsk andal ka emër e mbiemër. Ajo është e lidhur direkt me udhëheqësit e kësaj ministrie. Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa z agarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për sh pifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.