Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kurioziteti dhe frike për shumë njerëz. Ndërkohë, me kalimin e viteve, aq më shumë zbulojmë dhe mësojmë për mjetet e transportit që lëvizin nëpër etere dhe na çojnë në anën tjetër të botës brenda pak orësh. Edhe shpeshherë stjuardesat janë ato që na japin informacione kaq interesante dhe të çuditshme për avionët. Si për shembull informacione të dobishme rreth ndërtimit të tyre dhe aksesorëve në kabinë. Për shembull, a e dini pse aeroplanët kanë tavëll ndërsa pirja e duhanit është e ndaluar?
E megjithatë ka një shpjegim dhe histori shumë logjike pas saj. Le të kthehemi në vitin 1988 kur linjat ajrore, konkretisht ato të parat në SHBA, proceduan me ndalimin e pirjes së duhanit në fluturime. Në fakt nuk ishte një ndalim i thjeshtë, por ishin vendosur gjoba shumë të larta për shkelësit.
Megjithatë, përkundër faktit se pirja e duhanit është e ndaluar për më shumë se 25 vjet, linjat ajrore ende kanë të paktën një tavëll në çdo tualet. Sipas politikës së kompanisë, prania e tavullës në tualete është e detyrueshme. Dhe kjo pasi, pavarësisht ndalimit, nëse ka ndonjë shkelës, do të duhet të fikë cigaren në mënyrë të sigurt diku për të mos shkaktuar zjarr.
Incidenti ndodhi në një fluturim nga Rio de Zhaneiro në Paris në vitin 1973, kur një bisht cigareje mori flakë duke çuar në një ulje emergjente, ku vdiqë 123 njerëz.