Do Të Vijë Koha Që Kurti Do Të Na Bjerë Në Dy Gjunjë Mua E Dautit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, parashikon se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i “bie në gjunjë” atij dhe AAK-së për bashkëpunim në të ardhmen.Në një intervistë Ramush Haradinaj ka deklaruar se Albin Kurti do t’i kërkojë bashkëpunim AAK-së, ashtu siç i kishte kërkuar Isa Mustafës dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“E di që Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me Dautin e me Ramushin, ashtu siç i ka rënë Isa Mustafës të cilin e pritke në katund e dikur i thoshte njeri i Rrahman Morinës”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka thënë se përgjigja e AAK-së ndaj Kurtit mund të jetë ndryshe prej asaj të Mustafës.“Mirëpo ne ndoshta nuk jemi aq shpirt të mirë sikurse profa, i themi ‘jo, sepse nuk je i qëndrueshme’”