Tifozët e Feyenoord prej ditës së djeshme kanë “bllokuar” baret e Tiranës duke festuar me këngë dhe pije alkoolike. Më të zhurmshmit janë vendosur në një lokal tek “Rruga e Salës”, aty ku ka tentuar të bëjë një raportim live gazetarja e News 24 por është shokuar nga veprimet e ultrasve holandezë.
Siç shikohet dhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë bllokuar qarkullimin dhe “ngacmojnë” çdo person që kalon aty, siç mund ta shikoni veprimet që bëjnë ndaj një motoristi.
Gjatë raportimit të gazetares, ata dalin shpesh herë para kamerës duke bërtitur dhe duke bërë veprime të çuditshme. Në një moment ata e lagin gazetaren me birrë në kokë, teksa në një moment tjetër i vendosin një kapele në kokë.