Pas kullotjes që bëjnë, ky vend me hije i bashkon delet bashkë me pronarin e tyre.
Kujdesin dhe kohën që Naim Gojnovci ia kushton deleve, bënë që shoqëria me to të jetë e ngushtë.
Familja Gojnovci nga Lismiri i Fushë Kosovës, kultivimin e deleve e ka të trashëguar me breza.
Në një intervistë për emisionin “#Gjesi”, Gojnovci thotë se përfitimet prej tyre nuk janë të mëdha, por shton se këtë punë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.
Kullosja e tyre afër fushave të Obiliqit, ku edhe prodhohet rryma, nuk paraqet ndonjë pengesë për të.
Përveç kujdesit të Gojnovcit, delet kanë edhe tre mbikëqyrës të tjerë.
53-vjeçari pret që në të ardhmen ta rrisë edhe më shumë numrin e tyre.
Për ta shikuar materialin, klikoni në vdeo.