Kejvina shndërrohet në fansen më të zjarrtë të Luizit, ja gjesti i radhës

Të gjithë e kujtojmë shuplakën që Kejvina i dha Luizit në Big Brother. Ishte pikërisht kjo që edhe e nxori nga shtëpia e Big Brother modelen. E duket se edhe pas këtij episodi, Kejvina vijonte të ishte e prekur dhe e ofenduar nga ajo çfarë këngëtari i tha, shpejt gjërat ndryshuan.

Modelja pak ditë më parë i dërgoi një dron në shtëpinë e Big Brother duke i shprehur mbështetjen e saj. “Të kam xhan dhe ti e di”, shkruhej mbi foton e tyre, në pamjen që fluturoi me dron mbi shtëpinë e Big Brother.

Por duket se tashmë Kejvina është shndërruar një ndër fanset më të zjarrta të Luizit në këtë lojë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar një foto të një luani, duke i vendosur sipër gërmën L. Një dedikim ky që nga fansat është marrë sikur është mbështetje për Luizin.

Kejvina shndërrohet në fansen më të zjarrtë të
Nuk dihet se çfarë e ka bërë të ndryshojë mendim Kejvinën në lidhje me gjithçka ndodhi me këngëtarin brenda shtëpisë. Ndoshta presioni i fansave të shumtë që Luizi ka, apo ndoshta modelja ka reflektuar për gjithçka ndodhi dhe ka vendosur të ndryshojë mendim për episodin e shëmtuar të pak kohëve më parë.