Loja me litar e zhvilluar 24 orët e fundit në shtëpinë më të famshme Big Brother Vip, vendosi edhe fatin e nominimeve. Sfida përfundoi dhe ishte grupi i aktores Eva Alikaj ai i cili fitoi.
Sipas rregullave të theksuara banorët që do të hiqnin rripin do të shkonin automatikisht në nominim, dhe ata që e hoqën ishin pikërisht Luizi dhe Olta.
E nxitur nga Luizi me fjalët, “je burrneshë, e di sa pikë fiton? Mbyllua gojën të gjithëve, hiqe rripin”, Olta me këtë veprim nxori veten automatikisht në nominim përballë Luizit. Por, a do të jenë vetëm dy banorët përballë njëri-tjetrit apo do të ketë dhe një banor të tretë në nominim?
Ndërkohë, situatat e tensionuara kanë vijuar në shtëpi dhe shkak për të gjithë këtë u bë zgjedhja e liderit të shtëpisë.
Teksa ishin duke diskutuar për votat që secili ka dhënë për liderin, Olta dëgjoi që Maestro ia ka dhënë votën Kiarës.
Kjo zgjedhje e maestros bëri që Olta të “shpërthente”, sa i bëri të ditur që në mundësinë tjetër që do të ketë do e “shkatërrojë”, pra do e nxjerrë në nominim.
“Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërruar nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet”, tha ajo.