Dardan Molliqaj: Ka mundësi që VV i ka zhdukur mostrat e Deharit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se ka shumë mundësi që mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur vet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Madje sipas tij, partia e kryeministrit Albin Kurti e ka përdorur rastin e Deharit për të ardhur në pushtet.

“Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Andaj, Molliqaj vlerësoi se zhdukja e mostrave të rastit Deharit, nuk e zhduk aspak cilësinë e hetimit.

“Nga kjo krijohet një opinion publik që e pamundësoi drejtësinë për Astritin”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, Molliqaj vlerësoi se Qeverisë Kurti nuk i intereson aspak e vërteta për Astrit Deharin.

“Vendosja e drejtësisë për Astritin, do t’i ndëshkojë dy kategori shoqërore. Ata të cilët janë ngutur dhe e kanë inskenuar rastin pa prova dhe nën presionin politik dhe ata të cilët e kanë instrumentalizuar, e që janë Qeveria Kurti, duke mashtruar opinion publik. Pra, të dy palëve, nuk i intereson e vërteta për Astrit Deharin”, theksoi Molliqaj në Tëvë1.

Ndryshe, çështja e zhdukjes së këtyre provave në IML është duke e hetuar.