Luiz Ejlli e ka zemrën flori, shihni çfarë bën që mos të dalë Tani të shtunën (VIDEO)

Si çdo dit tjetër edhe këtë mëngjes Luizi është zgjuar herët. Teksa rrinte në oborr, këngëtari ka përdorur disa gurë për të shkruar diçka në tokë, dhe ka qenë pikërisht një mesazh për ndjekësit e tij.

Ai u ka kërkuar fansave të tij që të votojnë Tan Brahimin për ta shpëtuar nga nominimi.“Votoni Tanin”, duket se ka shkruar Luizi me disa gurë të zinj, duke qenë se publiku do të votojë ‘kë doni të shpëtoni’.

Kujtojmë se Tanin e shpëtoi Ejlli gjatë zinxhirit, por ishte Valbona Mema që bëri veprimin e papritur. Si lidere e shtëpisë, ajo kishte si fillim të drejtën e nisjes së zinxhirit të shpëtimit.

SHIH VIDEON

Ashtu si çdo ditë edhe sot Luizi u zgjua i pari nga gjumi dhe nisi me ritualin e mëngjesit.

Çdo mëngjes ai pastron banakun ku përgatitet kafeja, lan filxhanat dhe qëndron vetëm derisa pjesa tjetër e banorëve të zgjohet.

Pas Luizit edhe Dea me Evën u ngitën nga gjumi dhe nisën me pastrimin. Ata të tre pastruan vendin ku të gjithë banorët mblidhen për të biseduar në oborr, e më pas u zhvendosën buzë pishinës për të pirë kafen e mëngjesit.