VIDEO/ Po fliste për mediat, deputeti i njohur arratiset me vrap në momentin e tërmetit të fuqishëm

Deputeti i partisë MHP, Lütfi Kashikci, i cili ishte në Hatay teksa po fliste për mediat u largua me vrap në momentin kur Turqia u godit nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter.

Shumë media e kapën momentin e tërmetit kur preku vendin. Banorët u larguan të frikësuar nëpër rrugët e Hatay për shkak se lëkundjet e tërmetit ishin shumë ë forta.

Nga tërmetet e fundit gjashtë qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.