Humolli: Kurti s’duhet të diskutojë me Serbinë, unë s’mund t’i besoj Escobarit që shkon në kishë në Deçan

Deputeti Fatmir Humolli beson se Kosova s’ka nevojë të diskutojë me Serbinë.

Humolli tha në Frontal në T7 se politikanët tanë “janë për mjerim”.

“Nuk është dashur hiç kryeministri Kurti me bisedu me Serbinë”, tha ai.

“Pse njeri duhet me diksutu me Serbinë?”, tha Humolli ndër tjerash.

Deputeti i grupit parlamentar të LVV-së tha se nuk i beson të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Unë nuk mund t’i besoj Escobarit kur shkon në kishë në Deçan, e prej kishës në Deçan vjen e takon presidenten, kryeministrin”, tha ai,

“Me qenë si presidentja apo kryeministri s’kisha pranu”, tha Humolli.