Arta Boshtraj-Dehari, gruaja e Astrit Dehari i ka reaguar liderit të PSD’së, Dardan Molliqajt, pasi ky i fundit ka thënë se asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astrit Deharin sa ka qenë në burg, dhe familjen e tij në shtëpi.
Boshtraj-Dehari përmes një shkrimi në Facebook tha se këto nuk janë të vërteta pasi që Liburn Aliu dhe Albin Kurti kanë qenë në vizitë tek familja Dehari dhe kanë kërkuar që në vizitën e radhës të hyjnë në listë së bashku me familjen për vizitë në burg.
“Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj sot ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.
Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit“, shkroi ajo.
Tutje, Boshtraj-Dehari i tha Molliqajt se nëse kanë qenë shokë të Astrit Deharit, atëherë, ish dashur që të qëndrojnë në VV, e të mos largohen nga aty. Sipas saj, ndoshta kjo do të ndihmonte që të zbardhej rasti edhe më herët.
“Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.
Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret“.