Arrestohet Ballist Morina sapo hyri në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale arrestimin e Ismail Morinës, tifozin që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në Serbi.

Në një postim në Facebook, Berisha denoncon se “Ballist Morina” është arrestuar me urdhër të Kryeministrit Rama, teksa bën thirrje për lirimin e tij.

Sipas ish-Kryeministrit, Morina u arrestua sapo hyri në territorin shqiptar.

DENONCIMI I SALI BERISHËS:

Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me në krye serbomadhin Vuçiç.

Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatësisht sherbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe tëe ultëa dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm tëe tij. Ju bëj thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhyjnë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të dënojnë persekutimin politik të Morinës nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç.