Burri me emrin Sharif theu hundën pasi i ra të fikët në palestër, ndërsa i tendoste shumë muskujt.
Një burrë qëndroi para një pasqyre në një qendër stërvitëse në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të këtij muaji.
Djaloshi 27-vjeçar reklamonte bicepsin, por më pas papritur humbi vetëdijen dhe goditi fytyrën në pasqyrë ndërsa ra në dysheme.
“Unë nuk pushova pas ushtrimeve, kështu që rrahjet e zemrës sime ishin të larta”, tha Sharif, i cili e ndau videon e incidentit në TikTok, ku shpejt u bë virale.
Shoku i Sharifit, i cili po e filmonte, ishte i bindur se po tallej dhe po mashtronte. /Telegrafi/
@sharif.2is I passed out and broke my nose while posing infront of the mirror 😭🤲 #foryou #fyp #gym ♬ original sound – Sharif 💪