Shefi i Misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar-Wigemark, të dielën e ka zgjedhur për ta vizituar vendin e quajtur “Guri i Diellit”, në fshatin Dolloc të Suharekës.
Ai tha se Kosova ka natyrë spektakolare.
“Kosova me të vërtetë ka male dhe natyrë spektakolare. Dje ia bashkova trupit diplomatik në Prishtinë për një ecje në majën e Dollocit (“Guri i Dollocit” – 1653 m) në rajonin e Suharekës. Një ditë e bukur me diell së bashku me kolegë të lumtur dhe mikpritës” tha Gunnar-Wigemark.
Me iniciativë të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët e 16 shteteve evropiane te akredituar në Kosovë kaluan fundjavën tek vendi i quajtur “Guri i Diellit” në fshatin Dolloc.